SEARCH    
Avnet® Technology Solutions
WELCOME TO TECH DATA

IBM Premier Business PartnerTech Data dhe IBM në Evropën Juglindore

Tech Data e ka zgjeruar më tej marrëdhënien e saj me kompaninë IBM, si pjesë e një marrëveshjeje të re shpërndarjeje për të mbështetur rritjen e kompanisë IBM në 12 tregje në Evropën Juglindore (EJL).

Tech Data ofron për IBM Systems and Technology Group (STG) dhe për IBM Software Group (SWG) produkte dhe shërbime në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Hungari, Republikën e Maqedonisë, Malin e Zi, Republikën e Moldavisë, Republikën e Kosovës, Rumani, Serbi dhe në Slloveni. Ne projektojmë dhe ofrojmë programe për zhvillimin e kanaleve të shitjeve dhe krijimin e mundësive të biznesit për të nxitur rritjen e biznesit në të gjithë rajonin.

Hungaria shërben si qendër për Qendrën tonë të ekselencës për rajonin dhe siguron mbështetje operative për burimet tona lokale teknike dhe të shitjeve.

Peter Bartha, menaxheri për Hungarinë dhe drejtori për Evropën Juglindore në Tech Data, shpjegon se “Tech Data ka shumë rezultate të provuara tashmë në zhvillimin e zgjidhjeve për kanalet e shitjeve që i japin shtysë aftësive të partnerëve tregtarë të IBM-së të sjellin shërbime me vlerë të shtuar për klientët. Programet e edukimit për tregun, të përqendruara te teknologjitë e reja, kanë krijuar një komunitet partnerësh me aftësi të larta që ka mundësinë të shpërndajnë zgjidhje të IBM-së që përmbushin nevojat e klientëve. Ne jemi të lumtur që e ndajmë këtë ekspertizë me partnerë dhe me klientë të rinj në rajonin e Evropës Juglindore."


Rreth Tech Data dhe IBM-së

Tech Data është një distributor kryesor i zgjidhjeve të IBM-së që u ofron rishitësve, kompanive të shërbimeve, integruesve të sistemeve dhe shitësve të pavarur të softuerëve (ISV) mbështetje të specializuar për të plotësuar nevojat e klientëve të tyre fundorë. Si një nga partnerët më të mëdhenj globalë teknologjikë të IBM-së dhe me më shumë se 25 vjet partneritet, Tech Data dhe IBM kanë një histori të gjatë bashkëpunimi në ndihmë të partnerëve tanë tregtarë "për ta përshpejtuar suksesin e tyre". Partnerët tanë tregtarë mund të mbështeten në fuqinë financiare të Tech Data për të shfrytëzuar opsionet elastike të financimit dhe burimet për depërtimin në treg kur ata vlerësojnë planet e tyre të biznesit me IBM-në.

Ekipi ynë i brendshëm i marketingut për IBM-në mund të ndihmojë për të siguruar dhe për të përdorur fondet e marketingut të IBM-së për realizimin e fushatave plotësisht të integruara e me metoda të ndryshme, ndërkohë që ekspertët tanë teknikë janë të gatshëm të ndihmojnë dhe të demonstrojnë teknologjitë dhe zgjidhjet më të fundit të IBM-së.
Nëse jeni një organizatë si përdorues fundor, Tech Data mund t'ju drejtojë te një partner tregtar i IBM-së që i përshtatet më mirë kërkesave tuaja - ju lutemi shkoni te Na kontaktoni për të gjetur zyrën e shitjeve të Tech Data në afërsi, ose zgjidhni shtetin përkatës në menynë me hapje poshtë në krye të faqes. Për të mësuar më shumë për produktet, softuerët dhe zgjidhjet e disponueshme të IBM-së, përdorni panelin e navigimit në të majtë.

Ask the experts

Brigita Medja

Solution Sales Representative, Slovenia, Macedonia, BiH, Kosovo, Albania

Darko Damjanski

Business Development Manager

jure.petric@techdata.com

dl-ats-ks-see 

ats.ks@techdata.com

Janko Novak

Business Development Manager, Slovenia, Macedonia, BiH, Kosovo, Albania

Janko.Novak@techdata.com

2018 - Tech Data: Global Microsoft Partner of the Year Award Winner 2018
Factsheet - Our business at a glance


TD Europe Blog TD Europe LinkedIn TD Europe Twitter TD Europe YouTube

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue without changing your browser settings we will assume that you are happy to receive all cookies on the Tech Data website. However, if you would like to, you can change the cookie settings of your browser at any time. To find out more about the cookies, see our Privacy Policy and Cookie Statement.

Agree